Spiunonin për rusët, kërcasin prangat në Mal të Zi – Shqip

by admin
Spread the love

Aksion i madh në Podgoricë: Arrestohen disa persona të dyshuar se punonin për shërbimin sekret rus

Disa persona janë arrestuar sot në Podgoricë të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret rus, mëson Pobjeda.

Aksioni është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe dyshohet se të arrestuarit kanë kryer veprën penale të spiunazhit.

Informacionin se është duke u zhvilluar një operacion i gjerë policor e ka konfirmuar edhe kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviç, në seancën e Qeverisë.

Abazoviç tha se ishte i detyruar të mirëpresë aksionin e kryer nga SDT.

“Ky është një aksion ndërkombëtar që zbatohet me partnerët tanë dhe ka për qëllim ruajtjen e interesave kombëtare të Malit të Zi”, tha Abazoviç.

Ky është një aksion i drejtuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), nën juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale.

Kujtojmë se Mali Zi ka qenë prej vitesh shënjstër ruse, edhe nga fakti i shkëputjes nga Serbia dhe frymës antiserbe në politikën e saj. /tesheshi.com/

You may also like