“Spitali është i tejmbushur me pacientë”/ Kryqi i Kuq: Situata jashtë kontrollit në godinën Al-Quds 

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Tommaso Della Longa, njoftoi se situata në spitalin Al-Quds është jashtë kontrollit.

“Spitali është i mbushur me pacientë, të plagosur dhe më shumë se 10,000 njerëz që kërkuan strehim në spital sepse mendonin se ishte vendi më i sigurt. Njerëzit jetojnë në korridore, në shkallë, jashtë dhe brenda. Plus 500 pacientë po marrin kujdes jetëshpëtues. E kam fjalën për njësitë e kujdesit intensiv, foshnjat në inkubatorë që kanë nevojë për oksigjen“, deklaroi ai për BBC.

Ndër të tjera zëdhënësi i Kryqit të Kuq shprehu shqetësimin për urdhrin e evakuimit që Izraeli dha për personat që ndodheshin në ambientet mjekësore.

“Në këtë situatë nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar pacientët. Burimet e rëndësishme janë absolutisht të kufizuara dhe mbarojnë minutë pas minute në godinë, përfshirë karburantin”, u shpreh Longa.


Top Channel

You may also like