Spezia është bindur, përgatit çekun për të blerë Manajn nga Barcelona

by admin
Spread the love

Rey Manaj mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te Spezia. Sulmuesi është i huazuar nga Barcelona dhe ka bindur në Serie A këtë sezon.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Spezia dëshiron ta blejë në fund të sezonit dhe mund ta bëjë këtë për 2.7 milionë euro.

Katalanasit sigurisht do e japin krahëhapur sulmuesin e kombëtares shqiptare, sidomos në këtë moment ku paratë janë shumë të rëndësishme për ta.

Manaj me Spezian ka shënuar 5 gola këtë sezon, ndërkohë që sapo klubi italian të sigurojë qëndrimin në Serie A pritet të nisë bisedimet për transferimin përfundimtar të lushnjarit. / oversport.tv

You may also like