Spektakli në Oversport dhe Tibo vazhdon, sot pesë sfida të tjera të Serie A

by admin
Spread the love

Serie A vazhdon në mesjavë dhe këtë të mërkurë do të keni mundësi të ndiqni live dhe ekskluzivisht pesë sfida të tjera në Oversport. Dy ndeshjet e para do të startojnë në orën 18:30 ku do të luhen Lecce-Atalanta dhe Sassuolo-Roma.

Pas ndalesës së Milanit dje, të besuarit e Gasperinit kanë mundësi ta barazojnë në pikë në rast fitoreje dhe objektivi është i qartë përballë Lecces që është një kundërshtar i lehtë në letër. Megjithatë, këta të fundit kërkojnë të surprizojnë.

Roma e Mourinhos kërkon të reagojë pas humbjes në derbi dhe sfida ndaj Sassuolos duket e duhura për të dhënë sinjale. Kryeqytetasit nuk duan të humbasin më shumë terren me kreun dhe ndaj Sassuolos kërkohet fitorja pavarësisht sa e komplikuar pritet të jetë ndeshja. Sassuolo ndërkohë është treguar gjithmonë një “kockë e fortë” ndaj të mëdhave dhe do të bëj çmos për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Romës.

Në orën 20:45 do të luhen edhe tre sfida të tjera ku fokusi kryesor pritet të jetë tek Inter-Bologna. Në sfidën e fundit ndaj Bolognas, zikaltrit kanë kujtime të hidhura pasi rezultoi sfida vendimtare për t’i hequr nga duart titullin kampion sezonin e kaluar. Këtë herë të besuarit e Inzaghit vijnë pas humbjes në derbin e Italisë dhe fitorja është më shumë se një detyrim për ekipin nga Milano.

Paralelisht do të luhen edhe Torino-Sampdoria dhe Fiorentina-Salernitana. Dy sfida mjaft interesante dhe të komplikuara për ekipet që kërkojnë pikë për pozitat ku ndodhen. Fiorentina dëshiron të lerë pas startin e dobët të sezonit, ndërsa Salernitana ka treguar se di të surprizojë.

E dëshpëruar për pikë është edhe Sampdoria që lufton për mbijetesë, ndërsa Torino vjen nga një humbje në ndeshjen e fundit dhe nuk dëshiron të përsërisë gabimet e bëra në disfatën ndaj Bolognas. /oversport.tv

You may also like