Spektakli i madh i boksit në Munchen, sot matjet zyrtare

by admin
Spread the love

Gjithçka është gati për një spektakël emocionues me tre tituj ndërkombëtarë në botën e boksit. Eventi do të zhvillohet në parkun ikonik BMW në Mynih më 20 prill 2024.

Ky event ekskluziv do të sjellë përpara publikut 8 ndeshje emocionuese, duke përfshirë 3 ndeshje për tituj ndërkombëtarë, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për entuziastët e boksit.

Meçet e Shefat Isufit dhe Jurgen Uldedajt do të jenë meçet kryesore në mbrëmjen e Organizuar nga Hazrolli Sport & Performance.

Isufi do të ndeshet letonezin Ralfs Vilcans, kurse Uldedaj ka kundërshtar boshnjakun, Damir Beljo.

Ditën e sotme, me fillim nga ora 13:00, do të bëhen matjet zyrtare në Munchen.

/GazetaBlic/

You may also like