Spektakël në Arenën Kombëtare, Partizani përmbys Tiranën në pjesën e parë

by admin
Spread the love

Partizani-Tirana po përballen në kuadër të javës së 24-ët të Kategorisë Superiore, sfidë që ka nisur në orën 19:00 dhe që po zhvillohet në stadiumin Arena Kombëtare.

Me pjesën e parë të derbit që rezultoi shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që po dhurojnë spektakël, ishin “bardheblutë” e kryeqytetit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.

Në minutën e 7’ me Tiranën që u hodh në kundërsulm, pas tentativës së Abazajt që u ndal nga portieri Hoxha, topi përfundoi te Latifi, me sulmuesin “bardheblu” që e finalizoi në fund të rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh.

Megjithatë, pas një ndërhyrje të gabuar të portierit Abdullahu ndaj Skukës, Partizani fitoi penallti që u ekzekutua më së miri nga sulmuesi i “të kuqve” në minutën e 32’.

Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 43’ pas një kombinimi të bukur me Rrapajn, Cara kalon mbrojtjen e Tiranës dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës, duke përmbysur rezultatin në fraksionin hapës.


Top Channel

You may also like