Specializantët protestojnë kundër vendimit të ShSKUK-së: Na detyron të punojmë pa pagesë

by admin
Spread the love

Këshilli i Specializantëve të QKUK-së, ka organizuar protestë pranë administratës qendrore të QKUK-së, për shkak të pagesës së kujdestarive që sipas tyre është në kundërshtim me Ligjin e Pagave dhe vendimin Qeverisë.

Specializanti, Arjanit Zajmi, tha se ata po protestojnë kundër vendimit të ShSKUK-së, që sipas tij, i detyron të punojnë në kundërshtim me ligjin e punës dhe pa pagesë, përcjell Klankosova.tv.

Ai u shpreh edhe se ky vendim i detyron të punojmë kundër rregullores për kompensim për kujdestari.

“Kemi vendosur të protestojmë kundër vendimit të ShSKUK-së, i cili është marrë me 1 mars të vitit 2023, i cili na detyron neve të punojmë në kundërshtim me ligjin e punës dhe ky vendim neve na detyron të punojmë pa pagesë”.

“Në të njëjtën kohë, ajo çka është më e rënda në aspektin ligjor, në aspektin juridiko-penal është që ky vendim po na detyron të punojmë kundër rregullores për kompensim për kujdestari, punën gjatë natës dhe punën jashtë orarit të punës e cila është miratuar në mbledhjen 125 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pra me datën 3 shkurt të vitit 2023”, u shpreh ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like