Spasovski: Po ndërmerren masa intensive për gjetjen e 14-vjeçares

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se po ndërmerren masa intensive për gjetjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u zhduk të hënën në rrugën për në shkollë.

Në deklaratë për media pas vizitës në SPB Shkup, ministri Spasovski tha se janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe se po kontrollohen pajisjet elektronike të familjes dhe vajzës.

“Është kontrolluar edhe shtrati i lumit Vardar, kontrollohen të gjitha hapësirat nëntokësore, jo vetëm në rrethinë, por edhe më gjerë. Po punohet edhe për marrjen e të dhënave nga kishat dhe manastiret në rrethinën e Shkupit dhe nuk do të ndalet me kaq, po punohet intensivisht”, tha Spasovski.
Ai iu falënderua edhe mediave për informimin objektiv dhe luftën kundër lajmeve të rreme, të cilat shpërndahen në mediat sociale.
Vanja është zhdukur të hënën herët në mëngjes në rrugën drejt shkollës. Sinjali i fundit nga telefoni i saj është humbur përballë sallës Universale në bulevardin “Aradhat partizane”.
Ministria e Brendshme ka publikuar foton dhe përshkrimin e saj në listën e personave të zhdukur, ndërsa edhe Interpoli është në kërkim pas saj. Për të kanë informuar edhe një pjesë e mediave nga rajoni.

MARKETING



You may also like