Spasovski për “bombat” Po bëjmë gjithçka për të zbardhur rastet

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023, u pyet edhe lidhur me kërcënimet për bomba në shkollat. Ai tha se ata po ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rasteve.
Sot kërcënime për bomba ka patur edhe në shkollat e Kumanovës.
“Ka një shtab të përhershëm që merret në mënyrë aktive me këtë çështje, me të gjitha këto alarme. Atje ku ka mundësi që të vërtetohet i vërtetojmë, ashtu ishte rasti me Shkupin, jemi afër që të zgjidhim këtë rast në Kavadar, ashtu që po ndërmerren të gjitha masat”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.


You may also like