Spasovski: Ismet Guri nuk është arrestuar për shkak se është pjesë e “Grupit të Zjarrit”

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke folur për aksionin policor ku u arrestuan 15 persona, mes tyre biznesmen dhe funksionarë të BDI-së, përfshirë edhe Ismet Gurin, i cili tani më është pjesë e “Grupit të Zjarrit”, tha se ky fakt nuk ka ndikuar që ai të arrestohet,

“Nuk mund të flitet për përleshje politike, thjeshtë po udhëhiqemi nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo në asnjë moment nuk bazohet në përkatësi religjioze, etnike apo politike. Ne jemi këtë t’i sigurojmë mjetet qytetarëve, ndërsa shkelje më të madhe nuk mund të ketë sesa përfitimi i mjeteve buxhetore. Nuk ka nevojë as mundësi të futemi në çfarëdolloj kualifikimi, kjo lëndë e tregon përkushtimin e fortë që MPB-së që të mos heqim dorë, qoftë dikush i afërt me dikë”, tha Spasovski për Sitel, përcjell SHENJA.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like