Spartak Ngjela tregon se ku e ka gjetur Lulzim Basha teorinë më të fundit, atë të “Trekëndëshit të Djallit”

by admin
Spread the love

Sipas asaj që deklaron, Lulzim Basha, Rama bashkë me Berishën dhe me Metën janë ‘Trekëndëshi i Bermudës”, duke i krahasuar ata me simbolin e së keqes.

Basha dashje ose pa dashje shtoi një tjetër teori konspiracioni mbi ekzistencën e trekëndëshit të njohur ndryshe si ai i djallit.

Por për avokatin Spartak Ngjela, trekëndëshi i Bermudës nuk është krijimi i tij por e ka gjetur nga politika amerikane.

“Edhe trekëndëshi i Bermudës nuk është krijimi i tij por e ka gjetur nga politika amerikane. Rama për politikën amerikane nuk hyn në atë trekëndësh kurse ata dy të tjerët, Meta dhe Berisha janë lëvizje anti-amerikane. Pra Basha në këtë trekëndësh ka futur edhe Ramën. Koncepti i trekëndëshit të Bermundës nuk është përdorur për herë të parë nga Basha dhe njihet në konflikte politike”, tha Ngjela për Fax News.

You may also like