Spartak Ngjela tregon se çfarë do të ndodhë nëse një parti fiton Durrësin dhe Shkodrën në zgjedhjet e 6 Marsit

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas Ngjelës, nëse një parti fiton Durrësin dhe Shkodrën e ka si fakt që në zgjedhjet e ardhshme do të tregojë se është më lart se gjithë të tjerat.

Sipas tij, këto dy qytete janë shumë të rëndësishme për 6 Marsin.

“Shkodra dhe Durrësi janë qytete të mëdha dhe shumë të rëndësishme për 6 Marsin. Nëse një parti i merr këto dy qytete nuk është provë për të treguar rezultatin e ardhshëm, por natyrisht që e ka si fakt, si ngjarje, si rast për treguar se unë do të fitoj. Është propaganda politike një anë e medaljes pastaj dhe ekspertiza nuk mund të flasë se ti ke fituar 2 ose 3 qytete dhe do fitosh zgjedhjet e ardhshme”, shprehet Ngjela i ftuar në një studio televizive.

You may also like