Spartak Ngjela ngre tonet: Kjo që ka ndodhur që në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë vend europian

by admin
Spread the love

Avokat Spartak Ngjela, për kërkesën e avokatëve penalistë për amendimin e ligjeve të reformës në drejtësi duke vënë në dukje se ato janë hartuar pa u konsultuar me grupet e interesit, thotë se reforma në drejtësi ka qenë domosdoshmëri se pushteti gjyqësor ka qenë i korruptuar në përmasa shumë të mëdha.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, Ngjela deklaroi se nuk ka ndodhur në asnjë vend europian kjo që i ka ndodhur Shqipërisë dhe për këtë fajin e ka politika.

“I mbani mend 6 mujorët? Eliminimin e gjithë gjyqtarëve të aftë dhe futjen e 6-mujorëve. 6-mujorët u futën me zgjedhje politike të qeverisë që kishte atëherë pushtetin, PD.

Kur të shikojmë krizën duhet të gjejmë burimet. Pushteti gjyqësor u shkatërrua nga injorantët që erdhën në pushtet në vitin 1992. Nuk kuptonin asnjë gjë nga drejtësia.

E lanë Shqipërinë në dorë të korrupsionit. Korrupsioni natyrisht është i të dy krahëve, por aty i gjetën, në gjykata, prokurori, se nuk u bë seleksionim normal me moralitet, i atyre që u rekrutuan në pushtetin gjyqësor.

Të dy partitë e mëdha politike që kanë drejtuar vendin, kanë qenë në korrupsion. Se çdo nxjerrë pushteti gjyqësor dhe SPAK, do shihet, por korrupsioni ka qenë. Korrupsioni i pushtetit gjyqësor shkatërron një shtet.

Nëse kemi shpëtuar kemi shpëtuar nga rasti, nëse do shpëtojmë do shpëtojmë nga reforma. Por reformën nuk e drejtojmë ne, por politika amerikane. Gjithë suksesi i kësaj ka qenë dalja e SPAK.

Ishte e vështirë, por më në fund doli. Gjithë shpresa ime është te reforma në drejtësi dhe ka një specifikë të veçantë dhe rrëshqet nga pushteti i vjetër gjyqësor. SPAK, është krijuar organizëm gjyqësor për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Fakti që është bërë kjo lëvizje e cila ka ardhur nëpërmjet reformës kushtetuese, duhet të kuptojmë mirë që ka qenë domosdoshmëri se korrupsioni ka qenë masiv në pushtetin gjyqësor. Kemi shpresë.

Magjistratët e rinj që kanë hyrë mbas 60% pas eliminimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë me integritet të lartë. Jurisprudenca ka një rëndesë mbi vete, se në Angli gjyqtar nën 50 vjeç nuk ka.

Pjekja e gjyqtarit dhe mendjeve brilante të jurispudencës ,vijnë në mosha të mëdha. I kam parë në gjyqe magjistratët më kanë pëlqyer shumë, i interpretojnë në mënyrë shumë të saktë vendimet, kanë qenë studentë të shkëlqyer. Atëherë çfarë po presim?

Ambasadorja amerikane na tha pse nuk po funksionon SPAK? Ata kanë shumë burime dhe ose janë të trembur dhe të blerë, por kjo është e rëndë, por ata duhet ta zgjidhin. E kanë marrë përsipër SPAK.

I ndodh se të gjithë erdhën nga ajo sferë, nga sfera e korrupsionit, por nuk patën prova për t’u përjashtuar nga sistemi në funksion të pasurisë.

Situata do ndryshojë dhe unë kam besim të plotë se SPAK do na shpëtojë si shoqëri. Është shumë i rëndë korrupsioni. Korrupsioni i pushtetit gjyqësor e rrëzon një shtet, e shkatërron”, tha Ngjela.

Për problemin e krijuar me Gjykatën e Lartë që sipas avokatëve “ku na humbur roli i një pushteti gjyqësor, si shkallë e tretë, duke arritur të zhvillojnë gjykime pa pjesëmarrjen e palëve”, Ngjela tha se nuk e heq shkallën, por se duhet të shikohet nëse është brenda konceptit të drejtave të njeriut ose jo, pasi shkalla ka dalë me ligj kushtetues.

Sipas tij, nëse pala nuk shkon në Gjykatë të Lartë, është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se mbrojtje me shkrim nuk ka.

“Arsyeja pse avokatët nuk flasin me shkrim është se nuk kanë elokuencë. Jashtë mbrojtjes në sallë çdo gjë është pa vlerë.

Nëse ka tre shkallë gjykimi, individi duhet të marrë pjesë në të tre shkallët. Nuk ka gjë me shkrim, mbrojtja është elokuenca e avokatit, ballë për ballë dhe sy për sy me gjyqtarin.

Mbrojtja nuk do mund të degradohet në Shqipëri, në një vend ku nuk dihet se deri ku ka vajtur dhe sa do rezistojë korrupsioni.

Tani është ndaluar të bësh mbrojtje në Gjykatë të Lartë, unë nuk e pranoj. Po të drejtat e njeriut janë shkelur apo jo? Sqarojeni këtë moment”, tha Ngjela.

Lidhur me procesin e vetingut, Ngjela tha se reformë që është zhvilluar në Shqipëri ka dy faza ku faza e parë është përjashtimi, faza e dytë kooptimi ose marrja pa zgjedhje.

Sipas tij, problemi qëndron a do kalojmë në kooptim, a do marrim nga sistemet e tjera të drejtësisë për të mbushur sistemin gjyqësor, prokurorinë dhe gjykatën?

“Kjo varet nga Parlamenti. Duhet të sensibilizohet opinioni që të gjendjet një mënyrë. Nuk e ndalon Kushtetuta të sjellësh dhe gjyqtarë të huaj.

Nuk them se duhet të dominojnë ata, por nëse do krijohet vonesë e madhe në trajtimin e çështjeve, vonesa e madhe është padrejtësi.

Ose të hapet Magjistratura për thithje, kemi ne në perëndim juristë të mirë. Nëse nuk ke mundësitë e tua. Mund të huazojmë. Duhet të sqarohet në mënyrë të qartë me ndërkombëtarët.

Për mua nuk shkelet se drejtësi do jetë. Anglia e përdor avokatin si gjyqtar, part- time është dhe avokat dhe gjyqtar. Kur e merr part-time gjyqtar, nuk e përdor dot si avokat.

Por kjo do studim, kam përshtypjen se do vijmë aty. Më e mira do ishte hapja e dyerve, juristë të kualifikuar që mund të marrin provimin e pare”.

You may also like