Sparta e Pragës përjashton futbollistin homoseksual, ja arsyeja

by admin
Spread the love

Jakub Jankto, mesfushor i Getafes i huazuar te Sparta e Pragës, i cili kohët e fundit foli hapur për homoseksualitetin e tij, u përjashtua nga skuadra e Pragës pas refuzimin të kontrollit të drogës nga policia.

“Lojtari nuk është i përgatitur të përmbushë detyrimet e tij që rrjedhin nga një kontratë profesionale dhe nuk është në dispozicion të trajnerit për aktivitete përgatitore”, ka shpjeguar Sparta në një deklaratë zyrtare.

Jankto thuhet se refuzoi t’i nënshtrohej një testi droge nga policia, pasi një shofer tjetër njoftoi oficerët për dyshimet se lojtari po ngiste makinën nën efektin e alkoolit.

Pasi testi i alkoolit ka rezultuar negative, policia ka kërkuar që t’i nënshtrohej testit të drogës, por ai nuk ka pranuar.

Jakub Jankto ka reaguar me anë të një mesazhi të gjatë në Instagram për vendimin e klubit për ta larguar:

“Përshëndetje. Vitet e fundit dhe sidomos vitin e fundit janë grumbulluar aq shumë ngjarje rreth meje sa është më mirë të ngadalësoj ritmin dhe të mendoj edhe për shëndetin tim.


Top Channel

You may also like