MADRID, 19 korrik /ATSH-DPA/- Zjarret që kanë shpërthyer në Spanjë që nga e mërkura e kaluar kanë shkatërruar të paktën 60,000 hektarë pyje, raportoi sot RTVE, duke cituar autoritetet e rajoneve të ndryshme.
“Një nga faktorët kryesor është vala e të nxehtit e shkaktuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu”, tha drejtori i Mbrojtjes Civile, Leonardo Marcos për radiostacionin “Cadena Ser”.
Situata ishte më e keqe në Zamora, pranë kufirit me Portugalinë, dhe në Ávila, në veri-perëndim të Madridit. Në këto dy krahina, rreth 10 000 banorë nga rreth 50 fshatra nisën të evakuoheshin që nga e diela.
Në Zamora, dy persona u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën, ndërsa 30 mijë hektarë pyje u dogjën deri në themel. “Zamora kthehet në ferr”, shkruante një titull në gazetën online “Zamora News”.
“Që nga fillimi i vitit, flakët e zjarreve kanë shkatërruar mbi 100,000 hektarë në Spanjë, rreth 13,000 hektarë më shumë se në vitin 2021”, sipas RTVE.//a.i/