SPANJË – Sánchez bën thirrje për vetëpërmbajtje pas sulmit iranian ndaj Izraelit

by admin
Spread the love



MADRID, 14 prill /ATSH-DPA/- Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez u ka bërë thirrje të gjithë liderëve ndërkombëtarë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje pas sulmit iranian ndaj Izraelit.

“Madridi ka dënuar gjithmonë të gjitha format e dhunës kundër sigurisë dhe mirëqenies së civilëve të pafajshëm dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Sánchez në një postim në X.

Madridi ka qenë një kritik i ashpër i veprimeve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit.

Sánchez bëri thirrje që të nxirren mësime nga historia dhe të gjenden mënyra diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Kryeministri spanjoll njoftoi së fundmi planet për të njohur shtetin palestinez. Qeveria izraelite ka hedhur poshtë kategorikisht një vendim të tillë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Teherani thërret ambasadorët gjermanë, britanikë dhe francezë


You may also like