Spanja “humb pjesët” para Europianit, edhe “trashëgimtari i Mesit” mbetet për tre muaj jashtë fushave të lojës

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Spanjës nuk do të shkojë në formën më të mirë të mundshme drejt EURO 2024 ku gjendet në një grup me Shqipërinë. Ekipi i Luis De La Fuente ka humbur shërbimet e Gavit, i dëmtuar pak kohë më parë pikërisht në një ndeshje me përfaqësuesen dhe duket se nuk do të ketë në formë optimale as një tjetër yll si Ansu Fati.

Djaloshi 21-vjeçar ishte larguar nga Barcelona drejt Brajton për të gjetur vazhdimësinë pas problemeve me formën dhe në 14 ndeshje me britanikët, kishte shënuar 4 gola duke dhënë paraqitje shumë të mira. Por edhe ai ishte dëmtuar së fundmi dhe nuk kishte luajtur në 3 takimet e fundit të ekipit të Brajton.

Sot, trajneri i anglezëve, Roberto De Zerbi, ka komunikuar se spanjolli do të jetë larg fushave të lojës për një kohë të gjatë. “Lajmi është se Ansu Fati mendoj se ka nevojë për tre muaj për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Ky është një lajm i keq për ne, pasi po luante më mirë dhe po kuptonte më mirë idetë tona. Më vjen keq për të dhe për ekipin tonë’, tha trajneri Italian duke konfirmuar kështu dëmtimin e lojtarit i cili trashëgoi te Barcelona fanellën me numrin 10 pas largimit të Lionel Mesit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like