Spalletti: Dueli ndaj Romës, si një grackë! Duam të fitojmë çdo ndeshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Napoli përballet të hënën me Romën në “Diego Maradona” prej orës 19:00. Ky duel do të transmetohet si zakonisht në Oversport përmes platformës Tibo, ndërkohë që sot ka dakë para mediave trajneri Luciano Spalletti.

“Çfarë ndryshon pas fitoreve te Milanit e Interit? Nuk mund të luajmë ndeshjet e të tjerëve, është e rrezikshme të harxhosh energji me to. Mund të përpiqemi të mos humbasim ndeshje si ajo ndaj Fiorentinës, por edhe kjo ka ikur. Objektivi ynë nuk ndryshon, synojmë të fitojmë ndeshjet ndaj çdo kundërshtari”.

“Ndeshja me Romën? Është si një grackë, si për ne, si për ata. Do të fitojë skuadra që ndihet më e rrezikuar. Nuk fitohet duke thënë ‘forca, hajde shkojmë’, por duke bërë atë që duhet të bësh ndaj një kundërshtari të fortë”.

“Osimhen e Mertens në sulm? Është e mundur, ata kanë luajtur edhe më parë së bashku. Luajtën edhe ndaj Fiorentinës në pjesën e dytë. Ja, mund t ëmë jepni edhe ju formacionin tuaj. Insigne, Mertens, Lozano, Osimhan dhe pas tyre Lobotka e Anguissa. Ju sërish lini lojtarë të rëndësishëm si Zielinksi dhe Fabian jashtë”. / oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like