Spaleti i kënaqur nga miqësoret: Ikim nga SHBA-të me një bilanc pozitiv

by admin
Spread the love

Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, ndryshe nga ndeshja e parë me Venezuelën u pa i qeshur pas Ekuadorit dhe në fund e quan pozitiv këtë turne në Amerikë: 

“Ajo që më pëlqeu nga të dyja këto ndeshje që zhvilluam në SHBA është fakti se edhe në momentet e vështira, kur kundërshtari na ka vënë në presin, kemi ditur që ta përballojmë atë si skuadër, duke vuajtur të gjithë së bashku. Kështu që në këtë aspekt mund të them se kthehemi në Itali me një bilanc pozitiv.

Pastaj, për të zgjedhur një formacion tip, ideal, kam mbajtur shënimet e mia, ndonëse deri në verë ka ende kohë për të menduar e korrigjuar. E rëndësishme është që morëm dy fitore, provova thuajse të gjithë lojtarët në këtë dy miqësore dhe përgjigjet ishin mëse pozitive”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like