SPAK kërkoi të arrestohej, Alqi Bllako dorëzon mandatin, reagon ashpër Kryemadhi

by admin
Spread the love

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka komentuar ditën e sotme arrestimin e Alqi Bllakon nga SPAK.

Alqi Bllako nuk e priti mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por dorëzoi mandatin e deputetit dy orë para mbledhjes.

Kryemadhi e ka cilësuar këtë veprim si një pranim të gjykimit të shkurtuar nga Bllako, duke thënë gjithashtu se çështja e inceneratorëve ka vënë në provë SPAK-un, por arrestimet e deritanishme, sipas saj, nuk tregojnë asgjë.

Komenti i Kryemadhit:

“Procesi i dorëzimit të mandatit ishte një “gjykim i shkurtuar” nga vetë Bllako, sepse në hyrjen e një komisioni të verifikimit të mandateve do të shtoheshin akuzat. Unë do të merresha me Veliajn, me Ramën dhe jo me Bllakon, nëse do të kishte debat.

Megjithatë, rasti Bllako dhe Koka duhet të ishin bërë më parë. Sa herë Rama dhe qeveria janë në vështirësi i hedhin një “kockë” opinionit publik. Çështja e Bllakos dhe arrestimet e tjera, po të ishin kaq serioze, gjëja e parë do të ishte arrestimi i Zotos, i Mërtirit, Gugallja.

SPAK dhe reforma në drejtësi janë në provë. Vërtet mund të arrestosh Bllakon, por ai është një instrument i flakur nga Rama, ndërsa inceneratorët vijojnë të paguhen, të marrin para nga buxheti i shtetit”, tha Kryemadhi.

You may also like