Southgate: SHBA ekip interesant, qëllimi primar është të kalojmë grupin

by admin
Spread the love

Goglat për Kupën e Botës, i rezervuan Anglisë një sfidë me Iranin dhe SHBA-në, si dhe me fituesin e “play off” në Europë. Praktikisht një ekip midis Skocisë, Uellsit dhe Ukrainës.

Ndërkohë që pas shortit ka folur edhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate. Ai u ndal përpara mikrofonave të BBC Sport, ku tha edhe përshtypjet e tij të para për kundërshtarët që do të ketë në Katar në fazën e grupeve.

“SHBA dhe Irani janë ekipe me të cilat nuk jemi përballur prej kohësh, ndërsa kundërshtari i tretë nuk dihet ende. Qëllimi ynë i parë është të kalojmë grupin dhe më pas të fillojmë të ndërtojmë rrugën tonë.

SHBA është një kombëtare interesante, me elementë shumë të mirë dhe ne e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Me siguri që me ta është një udhëkryq intrigues”. /oversport.tv

Foto: England football team, Facebook

You may also like