Southamptoni përmbys rezultatin në “Saint Mary’s Stadium”, Tuchel kërkon shpëtim te Broja

by admin
Spread the love

Trajneri i Chelsea-t ka grumbulluar për këtë ndeshje edhe Armando Brojën, por nuk ka preferuar ta aktivizojë në formacionin titullar. Kujtojmë që Brojas, sezonin e kaluar luajti I huazuar pikërisht të Southamptoni, ku shkëlqeu me 6 gola në 32 ndeshje në Premier League.

Gjithsesi, epërsia e “Bluve” të Londrës zgjati pak minuta, pasi Lavia shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes, duke mposhtur portierin Mendy.

Chelsea, çuditërisht, e pa veten në disavantazh sapo nisi koha shtesë e fraksionit hapës: Armstrong, u gjend i pambuluar në zonë, me Edouard Mendy që mposhtet për herë të dytë në këtë mbrëmje. Një përmbysje e merituar e rezultatin nga shenjtorët para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Në minutën e 66-të, Tuchel aktivizoi Armando Brojën në vend të Azpilicuetas. Vetëm pak sekonda në fushë dhe Broja shpërtheu në krahun e djathtë, duke shkaktuar panik në zonën e vendësve, por pa mundur të pasojë për shokët e skuadrës.

Tjetër shkëndijë nga Broja në minutën e 82-të, por goditja me kokë nga “bomberi” shqiptar devijohet me vështirësi në fundore nga portieri vendës./ Super Sport

You may also like