Southamptoni përgatit ofertë për ta bërë të vetin Armando Brojan

by admin
Spread the love

Reprezentuesi shqiptar, Armando Broja po kalon këtë sezon në huazim të Southamptoni, ku po bën paraqitje të shkëlqyshme, dhe tashmë interesimi nga klubet e tjera është i madh, shkruan Insporti.

Klubi nga Hampshire dëshiron ta bëjë 20-vjeçarin të vetin, duke ia ofruar Chelseat rreth 30 milionë euro, sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Southamptoni do t’ia paraqesë Chelseat ofertën për Brojën shumë shpejt.

Chelsea është shprehur në të kaluarën se Broja është i pashitshëm dhe duke e parë edhe qëndrimin e trajnerit të të kaltërve, Thomas Tuchel, vështirë se oferta e Southamptonit do të pranohet.

Trajneri gjerman e adhuron shqiptarin dhe së fundmi e tha qartazi: “Broja është lojtari ynë”.

You may also like