Sot sfida ndaj Zrinjskit, Tirana kërkon të vazhdojë aventurën europiane

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas eliminimit në Champions League nga Dudelange, Tirana ka një tjetër shans prë të ecur më tej në Europë. Këtë herë kampionët e Shqipërisë do të përballen me Zrinjskin në Conference League.

Në sfidën e sotme që do të startojë në 20:00, Tirana kërkon fitoren përballë boshnjakëve, ndërsa këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë tekniku Orges Shehi. Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, me Tiranën që konsiderohet favorite.

Orges Shehi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në ditën e sotme, ndërsa nuk dëshiron që të bëjë një tjetër hap fals. Ndeshja e kthimit sakaq do të luhet të enjtën më 28 korrik.

Formacioni i mundshëm

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci; Aleksi, Limaj, Qefalia; Hasani, Xhixha, Seferi.

/oversport.tv

You may also like