Sot rikthehet Serie A, futbollistët shqiptarë do të përballen në sfidën Lazio – Empoli

by admin
Spread the love

Java e 20-të në kampionatin elitar italian, Serie A, vazhdon ditën e sotme me gjashtë takime në program.

Në fakt, të parapara për t’u zhvilluar ditën e sotme ishin edhe katër takime të tjerë, por ato u shtyn për një datë tjetër për shkak të rasteve me COVID-19 në skuadrat italiane.

Përballja kryesore e mbrëmjes do të zhvillohet në “Allianz Stadium” me Juventusin që e pret Napolin nga ora 20:45.

Rreth dy orë e gjysmë më herët luhet edhe sfida tjetër që ka vëmendje të madhe mes Milanit dhe Romës në “San Siro” me fillim nga ora 18:30.

Lazio e Vedat Muriqit, Elseid Hysajt e Thomas Strakoshës e mirëpret Empolin në “Olimpico”.

Ndërkaq, takimet që janë shtyrë janë Bologna – Inter, Atalanta – Torino, Salernitana – Venezia dhe Fiorentina – Udinese.

You may also like