Sot qajmë Shqipërinë e vërtetë të Pal Kolës. Mediat janë fajtore, promovojnë anti-vlera

by admin
Spread the love

Shumë personazhë publikë kanë reaguar ashpër pas sulmit që iu bë televizionit kombëtar ‘Top Channel’, ku mbeti i vrarë edhe një person, roja i sigurisë, 61-vjeçari, Pal Kola. Ish-moderatorja e shumë programeve në këtë media, Dojna Mema ka dhënë opinionin e saj rreth kësaj ngjarjeje të rë.ndë.

Në një postim të publikuar në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se në vendin tonë dinjiteti i njeriut blihet e shitet si të ishte mall tregu, ndërsa nënvizon se fajtore janë edhe mediat që kanë promovuar antivlerat.

“Doni te dini mendimin tim? Mendoj se jemi ne nje vend ku dinjiteti i njeriut blihet dhe shitet, si te ishte mall i nje tregu te lire. E kur ti i heq dinjitetin dikujt, ai rresht se qeni njeri, e kthehet ne nevojat bazike e instiktet primare. Te giitha mediat, pa perjashtim, kane promovuar muziken ku kercet kallashi e droga, duke i ofruar keta njerez si shembuj suksesi.

Ku femra eshte aksesor ne nje makine te shtrenjte e djalit i duhet te kete leke, shume leke, shume shpejt. Ku per te qene i suksesshem duhet te kesh klikime, shume klikime,pavaresisht permbajtjes. E kjo, s’prodhon asgje vecse kotesine,dhunen dhe mungesen e theksuar te modeleve qe cojne ne degradim. Sot kerrcet kallashi njelloj si ne plagen me te madhe te shoqerise shqiptare ne ’97 sepse ne thelb, ajo s’ka ndryshuar, eshte po njelloj e kalbur, pavaresisht se eshte zbukuruar me botox e xixa.

Ata shembujt e vertete qe punoine dite e nate per nje te ardhme me te mire, per nje Shqiperi me me drite, keta mbulohen nga balta qe i hidhet cdo dite. Sot qajme Shqiperine, ate te verteten qe nuk kerkon asgje dhe ofron gjithçka. Ate qe e kane shkelur e copetuar, ate Shqiperine e paster te Pal Kolës!

You may also like