Sot nis xhiroja e tetë e Superligës, zhvillohen dy ndeshje shumë interesante

by admin
Spread the love

Dy përballje tejet interesante luhet sot nga ora 15:00 në Superligën e Kosovës.

Lideri Drenica i shkon Ballkanit në një ndeshje mes dy skuadrave që prijnë në renditjen tabelare.

Pas shtatë xhirove të para, Drenica ka 14 pikë në pozitën e parë, ndërsa Ballkani është e dyta me 13 sosh.

Të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv nga ky duel, andaj pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar.

Takim interesant pritet edhe mes Malishevës e Gjilanit që luhet sot nga ora 15:00.

Momentalisht Gjilani renditet e treta me 12 pikë, kurse Malisheva e katërta me 11 pikë.

Pra katër skuadrat e para në renditje do të ballafaqohet sot mes vete në dy super ndeshje

You may also like