Sot nis rrugëtimi i Tiranës, ja si pritet të rreshtohet përballë Dudelange

by admin
Spread the love

Tirana nis sot rrugëtimin e saj kualifikues në Champions League pasi do të ndeshet në turin e parë me Dudelange në Luksemburg. Sfidën që starton në orën 19:30 mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo në komentin unik të Alban Xhihanit dhe Andi Lilës.

Gjithashtu Oversport ka udhëtuar së bashku me ekipin e Tiranës, ndërsa gazetari Olsi Tujani do të na sjellë më pranë emocionet që përjetohen në Luksemburg. Për sa i përket ndeshjes, Tirana nuk ka mungesa, ndërsa në stërvitjen e djeshme ekipi ka qenë i plotë.

Ditën e ndeshjes skuadra e Tiranës duket në gjendje të mire. Ne kampin e bardhebluve ka optimizëm, edhe pse si në deklaratën zyrtare të trajnerit Shehi apo edhe në biseda personale, të gjithë lojtarët apo drejtuesit e stafit kanë vlerësimin maksimal për këtë takim.

Tirana vjen e plotë në këtë sfidë të parë kuakifikuese. Ndeshja luhet në stadiumin “Jos Nosbaum” me një kapacitet rreth 2000 vendesh. Një impiant modest, nisur nga buxhetet prej rreth 15 milionë eurosh që konsiderohen xhirot e skuadrës së Dudelange.

Bardheblutë kane një histori fatsjellëse në këtë stadium ku do të luhet ndeshja, pasi në vitin 2012 arriti të eliminonte në raundin e parë të Europa League ekipin e Grevenmacher. Nën drejtimin e trajnerit Rubio, bardheblutë kanë barazuar pa gola në këtë impiant dhe falë fitores në kryeqytet 2 me 0, kaluan më tej.

Nga Tirana pritet të udhëtojnë rreth 170 tifozë në drejtim të Luksemburgut për të parë sfidën, ndërsa në total pritet të jenë 200 përkrahës për bardheblutë duke iu bashkuar këtu edhe tifozët që udhëtojnë në vendet përreth.

Formacioni i mundshëm

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci; Totre, Aleksi, Limaj; Xhixha, De Silva, Seferi

/oversport.tv

You may also like