Sot mbahet seanca e shtatë e gjykimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë – Shqip

by admin
Spread the love

Sot me fillim në ora dhjetë mbahet seanca e shtatë me radhë e gjykimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona.

Në seancën e sotme gjyqësore pritet që dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria të dëshmojnë gojarisht.

Gjykimi për këtë rast ka filluar me 6 shtator ndërsa deri tani janë mbajtur gjashtë seanca, disa prej të cilave janë anuluar.

Të akuzuarit për këtë rast janë ish-drejtori i Spitalit të Tetovës – Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës- Artan Etemi, përgjegjësi i qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Familjarët e viktimave janë shprehur se nuk i besojnë drejtësisë së shtetit, por se përsëri nuk i humbin shpresat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kërkimit të hetimit ndërkombëtar për rastin.

TI RAPORTON!

You may also like