Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

by admin
Spread the love

Sot do të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, siç ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon Provimin e Maturës Shetërore.

“Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5,084 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

Ministria po ashtu ka njoftuar se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 12 maturantë.

MAShTI kërkon nga të gjithë personat e angazhuar në proces që të realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, ndërsa kërkon që çdo parregullsi të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI.

Rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më së largu me datën 07 shtator.

Lexo lajme interesante

You may also like