Sot hidhet shorti i Botërorit: Skuadrat, vazot, orari dhe kriteret

by admin
Spread the love

Do të hidhet sot në orën 18:00 në Doha shorti i fazës finale të Kupës së Botës, Katar 2022. Deri tani janë kualifikuar 29 skuadra, ndërsa 3 vendet e mbetura bosh do të mësohen pas ndeshjeve të Play Off-it.

32 skuadrat pjesëmarrëse në Botëror do të ndahen në 8 grupe, që përbëhen nga 4 skuadra. Katari si vend organizator është kokë serie, në vazon e parë, së bashku me 7 skuadrat më të mira në renditjen e FIFA-s. Kujtojmë se kjo do të jetë Kupa e Botës e fundit me 32 skuadra.

Vazo 1: Katar, Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali

Vazo 2: Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, SHBA, Zvicër, Uruguai, Kroaci

Vazo 3: Senegal, Iran, Japoni, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Marok, Tunizi

Vazo 4: Kanada, Kamerun, Arabi Saudite, Ekuador, Ganë, Uells/Skoci/Ukrainë, Kosta Rikë/ Zelandë e Re, Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe

Kriteret e shortit

32 skuadrat do të ndahen në tetë grupe, secili me nga katër ekipe. Çdo grup mund të ketë maksimumi 2 kombëtare europiane.

Përfaqësueset e kontinenteve të tjera nuk mund të përballen në fazën e grupeve. Në vazon e katërt do të jenë edhe 3 skuadrat e fundit që do të kualifikohen pas Play Off-it. / Oversport.tv

Foto: FIFA.com Twitter

You may also like