Sot finalja e parë e Europës, Frankfurt e Rangers kërkojnë trofeun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E gjithë vëmendja në Sevilje sot pasi në orën 21:00 do të startojë finalja e parë europiane për këtë sezon. Në stadiumin “Sánchez Pizjuán” Eintracht Frankfurt dhe Rangers do të përplasin brirët për të ngritur në qiell një trofe prestigjioz për objektivat e tyre.

Të dyja ekipet kanë bërë një rrugëtim fantastik në këtë sezon pasi kanë eliminuar pothuajse të gjitha ekipet që ishin pretendetët kryesorë për të fituar trofeun. Frankfurt largoi nga ky kompeticion Barcelonën, Ëest Ham, si dhe vendasit e Betisit.

Nga ana tjetër, Rangers ka eliminuar Borussia Dortmund dhe RB Leipzig për të arritur deri në finalen e madhe. Nuk ka favorit në këtë ndeshje me të dyja ekipet që po përgatiten prej kohësh për finalen.

Të dy teknikët si Oliver Glasner ashtu edhe Giovanni van Bronckhorst e kanë deklaruar prej javësh se objektivi i tyre tashmë është vetëm të ngrenë trofeun lart. Kështu, duke nisur nga ora 21:00, finalja e madhe e Europa League premton sepkakël pafund dhe një ndeshje padyshim shumë të luftuar.

Formacionet e mundshme

EINTRACHT (3-4-2-1): Trapp; Touré, Tuta, N’Dicka; Knauff, Rode, Sow, Kostic; Kamada, Hauge; Borré

RANGERS (3-4-3): McGregor; Goldson, Lundstram, Bassey; Tavernier, Jack, Kamara, Barisic; Wright, Aribo, Kent

/oversport.tv

Foto: UEFA Europa League, Twitter

You may also like