Sot fillon skrining-testimi për kovid-19 për vlerësimin e imunitetit të popullatës

by admin
Spread the love




Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftuan se nga e Hëna do të fillojë skrining-testimi, sipas zgjedhjes së rastit, që duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti me COVID-19 ka popullata e vendit, për t`i ndihmuar Komisionit për Sëmundje Infektive në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

Testimi do të bëhet me 1.000 të anketuar në Shkup, me mundësi zgjerimi në gjithë vendin, që të merren të dhëna më reale për imunizimin aktual.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive kanë thënë se një testim i këtillë ishte bërë para një viti dhe ka rezultuar se rreth 30% e të anketuarve kanë qenë seropozitiv, respektivisht kanë pasur njëfarë imuniteti, kryesisht falë sëmundjes së kaluar të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka paralajmëruar një analizë serologjike në të gjithë territorin e vendit.


You may also like