“Sot festojmë përvjetorin e parë të martesës”, Thierry nuk harron ditën e veçantë me Hueydën

by admin
Spread the love

Me një postim në rrjetet sociale, Thierry, bashkëshorti i Hueyedës ka zgjedhur të përkujtojë përvjetorin e tyre të parë të martesës.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës.

Kështuqë gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai.

Pas humbjes së jetës të Hueydës, Thierry pohoi publikisht se ishte shumë i lumtur që kishte një dhuratë të madhe nga dashuria e tij, Hueyda, djalin e vogël Gabriel për të cilin do kujdeset gjithmonë. Ndërsa një vit më parë Hueyda rrëfeu në revistën Who emocionet e celebrimit me Thierryn dhe faktin sesa e lumtur ndihej./revistawho.com

You may also like