Sonte zhvillohet gjysmëfinalja Holandë – Kroaci   – Shqip

by admin
Spread the love

Sonte në stadiumin e Fejnordit në Roterdam zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve mes reprezentacionit të Holndës dhe Kroacisë.

Fituesi i këtij takimi në finale do të përballet me fituesin nga ndeshja tjetër mes Spanjës dhe Italisë.

Holanda doli fituese në Grupin 4 të Ligës A duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e saj kundër; Belgjikës, Polonisë dhe Uellsit. Tulipanët’ shënuan 14 gola në grupe, më shumë se çdo ekip tjetër në Ligën A.

Nga ana tjetër kombëtarja Kroate gjithashtu doli fituese në grupin e saj , pra në Grupi 1 të Ligës A, duke e mposhtur Francën, Danimarkën dhe Austrinë.

Takimi Holanda –Kroacia zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Rumunia, Ishtvan Kovaç.

Ndërkaq gjysmëfinalja tjetër mes Spanjës dhe Italisë zhvillohet të enjten në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enschede, me fillim në ora 20:45, ndërsa drejtësinë do të ndaj arbitri slloven Sllavko Vinçiq.

You may also like