Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me dy super ndeshje – Shqip

by admin
Spread the love

Me dy ndeshjet e caktuara për sonte zyrtarisht do të fillojë faza e eliminimit direkt në ligën më të fortë në planet – Liga e Kampionëve. Pra ndeshjet në stadiumin“Parc des Princes” dhe “San Siro” sonte janë në qendër të vφëmendjes për opinionin futbollfdashës .

 

Derbi i 1/8 të finales padyshim do të jetë ballafaqimi i Paris Saint-Germanit me Bayern Munchen.

 

Dy skuadrat në fillimim të këtij viti kanë pasur luhatje në ligat e tyre përkatëse, duke mos shfaqur edhe formë të mirë, pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Dy trajnerët për këtë ndeshje në disponim kanë lojtarët më të mirë për momentin, ndërsa mungesat më të theksuara priten të jenë te Bayernit – pasi do të mungojë Lucas Hernandez, Sadio Mane dhe Manuel Neuer.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, me fillim nga 21:00.

 

Në takimin tjetër, Milani e pret Tottenham Hotspurin – dy ekipet me formën ndoshta më të dobët në fillimin e vitit 2023.

Milani pas rikthimit te fitorja ndaj Torinos, do të synojnë që të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj skuadrës angleze Tottenham.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “San Siro”, me fillim nga ora 21:00.

 

 

Sh.S. /KLanMacedonia/

You may also like