Sonte në Tetovë ndeshja çerekfinale e Kupës Liria – Universiteti i Tetovës – Shqip

by admin
Spread the love

Ekipet e volejbollit Liria dhe Universiteti i Tetovës, sonte me fillim në 20:30 në sale sportive të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë do të zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Dy skuadrat tetovare Liria e Zherovjanit dhe ekipi studentor Universiteti i Tetovë pretendojnë që të kalojnë gjysmëfinale të Kupës. Kujtojmë se kjo ndeshje ishte e paraparë të zhvillohet javën e kaluar mirëpo për shkaqe objektive ishte anulua për ditën e sotme.

Tre ekipet e kualifikuar në gjysmëfinale janë Rabotniçki, Strumica dhe UGD Shtipi, ndërsa sonte mësohet edhe skuadra e katër gjysmëfinaliste të Kupës së RMV-së në volejboll. Në tre ndeshjet e çerekfinales që u zhvilluan ditë më parë u shënuan këto rezultate: Rabotniçki – Shkëndija 3-0, Strumica – Boreci 3-0 dhe UGD Shtipi – Vesna Probishtip 3-0.

You may also like