Sonte nata e shenjtë e Krishtlindjeve – Shqip

by admin
Spread the love

NË ITSHKSH KRISHTLINDJA FESTOHET SHQIP

Mbrëmja e sotme është një natë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo mbrëmje pasohet nga Dita e Krishtlindjeve më 25 Dhjetor, e cila festohet në mbarë botën.

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoks që llogarisin kohën sipas kalendarit Gregorian, sot kremtojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve. Krishtlindjen nesër e kremtojnë edhe Kishat Ortodokse Greke, Bullgare, e Rumanisë, Ukrainase dhe Gjeorgjiane që kanë pranuar kalendarin Gregorian.

Në vendin tonë manifestimi qendror do të mbahet në Kishën Katolike në Shkup. Liturgjinë solemne do ta udhëheq peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov.

Por, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Krishtlindja festohet në shqip.

”Kjo festë e Krishtlindjes na gjen sërish bashkë me shpresë që në ribërjen e historisë së kombit dhe fesë, Shkupi ynë iliro-dardan t’i rikthejë atributet e dikurshme që i kishte, atëherë kur Ipeshkvia Shkup-Prizren ishte një faktor mjaft i qenësishëm në ruajtjen e kohezionit tonë kombëtar e shpirtëror” – tha Skender Asani, drejtor i ITSHKSH.

Nata e Krishtlindjes cilësohet ndryshe si “Nata e Mirë” ose “Nata e Shenjtë”, pasi besimtarët përkujtojnë lindjen e Jezusit. Shumë tradita lidhen me këtë natë, që nga mbledhja bashkë e familjes dhe miqve e deri te këndimi i këngëve, pema e dekoruar si dhe shpërndarja e dhuratave.

Për katolikët kur ora shënon 00:00 fillon në Katedrale nis mesha e madhe. /KlanMacedonia/

You may also like