Sondazhi: Një e katërta e amerikanëve gati të marrin armët kundër qeverisë (fotot)

by admin
Spread the love

Një sondazh i 1,000 votuesve të regjistruar në SHBA zbuloi sot se shumica e amerikanëve pranojnë se qeveria e tyre është e korruptuar dhe e manipuluar, shkruan britanikja The Guardian.

Ndërsa më shumë se një e katërta e rezidentëve ndjeheshin aq të përjashtuar nga qeveria sa që ndjenin se “shpejt mund të jetë e nevojshme të marrin armët” kundër saj, thuhet në sondazhin e publikuar.

Anketimi u krye nga Instituti i Politikës në ‘University of Chicago’ dhe sugjeron një polarizim të thellë në politikën e SHBA dhe pasojat e saj shiheshin në marrëdhëniet e qytetarëve me njëri-tjetrin.

Statistikat vijnë në kohën kur Kongresi është duke mbajtur një seancë dëgjimore për kryengritjen e 6 janarit.

Sulmi me disa të vdekur erdhi nga besimi i mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump se Joe Biden nuk i fitoi zgjedhjet presidenciale në 2020.

Megjithëse kryengritësit e dhunshëm shënjestruan si demokratë dhe republikanë, mbështetësit e Trump insistonin se komiteti i hetimit të ngjarjes është i jashtëligjshëm.

Sondazhi tregon se dyshimi ndaj qeverisë shtrihet kryesisht në linja partiake.

56% e pjesëmarrësve thonin se “përgjithësisht besonin se zgjedhjet janë të drejta e të sakta. Rreth 80% e demokratëve kanë besim te zgjedhjet, ndërsa shifra nis të bjerë në 51% mes votuesve të pavarur dhe më tej në 33% për republikanët.

49% e amerikanëve ishin dakord se “gjithnjë e më shumë ndjehen të huaj në vendin e tyre”. Por dhe ky numër ndahej përsëri në linja politike: Ndjesia ishte e fortë të 69% e republikanëve ose atyre që e përshkruanin veten “shumë konservatorë”, dhe vetëm 38% mes demokratëve.

Nga 28% e votuesve që thonin se nëse është e nevojshme “marrin armët kundër qeverisë”, vetëm 37% kishin armë në shtëpitë e tyre, sipas të dhënave të mëtejshme.

Një e treta e republikanëve dhe 45% e “republikanëve të fortë” ishin të mendimit për të luftuar qeverinë.

73% e të deklaruarve si votues republikanë besonin se “demokratët janë arrogantë që imponojnë besimet e tyre politike te ata që nuk janë dakord.

“Megjithse është dokumentuar prej vitesh polarizimi partisan në venin tonë, sondazhi tregon se ka ndarje të thella,” tha organizatori Neil Newhouse.