Sondazh për Barak, por Fiorentina është e “fiksuar” me Bajramin

by admin
Spread the love

Fiorentina vazhdon të kërkojë me ngulm shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare Nedim Bajrami. Sipas mediave italiane, fantazisti i Empolit është objektivi primar i Vincenzo Italianos për të forcuar repartin ofensiv.

Për Fiorentinën ka dalë gjithashtu në skenë edhe emri i Barak. Ky i fundit po kërkon një tjetër aventurë dhe Fiorentina është klubi që është interesuar më shumë për të.

Megjithatë, në “pole position” për momentin qëndron Nedim Bajrami i cili është edhe një kosto më e ulët. Empoli kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e shqiptarit, ndërsa Verona e vlerëson mesfushorin e saj rreth 18 milionë euro. /oversport.tv

You may also like