Solskjaer në rast se shkarkohet nga Manchester United, mund të bëhet selektor i Norvegjisë

by admin
Spread the love

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer mund të bëhet përzgjedh i Norvegjisë, në rast që shkarkohet nga Manchester United.

Solskjaer mund të shkarkohet shumë shpejtë, pas një fillimi të sezonit të dobët me Man United që është duke vuajtur në Premierligë dhe Ligë të Kampionëve.

Humbja turpëruese nga rivali i përbetuar, Liverpool, ka pasur ndikimin më të madh që t’i shtohet presioni Solskjaer.

Ish sulmuesi i Premierligës, jan Aage Fjortfot, Solskjaer mund ta marrë stolin e Norvegjisë, menjëherë pas shkarkimit.

“Solskjaer do shkarkohet. Pastaj do marrë pak kohë dhe do jetë pasuesi i Solbakken si përzgjedh i Kombëtares së Norvegjisë”, tha ai.

Ndërkohë, Man United ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Solskjaer, por ditët e ardhshme do jenë vendimtare me trajnerin që mund të shkarkohet para ndeshjes së të shtunës kundër Tottenhamit.

You may also like