SOFT NEWS – Princesha e Uellsit pranon se ka edituar foton e postuar me rastin e Ditës së Nënës

by admin
Spread the love

TIRANË, 11 mars /ATSH/- Princesha e Uellsit ka kërkuar falje për çdo konfuzion, pasi ajo pranoi se kishte edituar një fotografi me fëmijët e saj, me rastin e Ditës së Nënës, sipas BBC.

“Si shumë fotografë amatorë, unë herë pas here eksperimentoj me editimin,” tha Catherine.

Imazhi, i marrë nga Princi i Uellsit, ishte i pari i Catherine që u publikua që nga ndërhyrja e saj në janar.

PA, Getty Images, AFP, Associated Press (AP) dhe Reuters e kishin hequr foton e princeshës së Uellsit.

AP vuri në dukje një mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të princeshës Charlotte.

“Dua të shprehja faljen time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë të kalojnë një festë të lumtur të nënës”, tha Catherine në X, dikur në Twitter.

Deklarata e faljes së Catherine, e postuar në rrjetet sociale, erdhi nga llogaria zyrtare e princit dhe princeshës së Uellsit.

Ajo ka marrë përgjegjësinë për ndryshimet në fotografi, në vend të bashkëshortit të saj princit William, i cili e bëri foton, apo ndonjë nga ekipi më i gjerë i çiftit mbretëror.

Sipas burimeve mbretërore, fotoja kishte “rregullime të vogla” të bëra nga princesha e Uellsit që më pas u postua në internet nga Kensington Palace.

Kensington Palace tha se nuk do të ripostonte fotografinë origjinale të pa redaktuar të Kate dhe fëmijëve të saj.

Në foto shihet princesha e ulur, e rrethuar nga princesha Charlotte, princi Louis dhe princi George, ky i fundit duke i mbështjellë duart rreth saj.

Kjo ishte fotoja e parë zyrtare e princeshës së Uellsit që nga ndërhyrja e saj në bark dy muaj më parë. Që atëherë ajo ka qëndruar larg syrit të publikut. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like