SOFT NEWS – Lirohet pas 32 viteve për krimin që… nuk e kreu kurrë!

by admin
Spread the love

ROMË, 27 janar /ATSH-ANSA-DPA/ – Një bari italian u lirua nga burgu, pasi kaloi më shumë se tre dekada i mbyllur për një vrasje të trefishtë në ishullin mesdhetar të Sardenjës – një krim që ai nuk e kreu kurrë.

Një gjykatë apeli liroi 58-vjeçarin Beniamino Zuncheddu nga të gjitha akuzat të premten në mbrëmje në Romë.

Gjyqtarët e rrëzuan dënimin me burgim të përjetshëm për shkak se ”bariu nuk e ka kryer krimin”.

“Ky është fundi i një makthi”, tha Zuncheddu pas lirimit.

Bariu ishte shpallur fajtor nga një gjykatë e mëparshme për vrasjen e tre burrave të tjerë – pronarit të një ferme, djalit të tij dhe një bariu tjetër – në malet e Sardenjës në janar 1991.

Kjo bazohej në dëshminë e një burri tjetër që kishte qenë i plagosur në sulm.

Ai fillimisht kishte pretenduar se nuk e kishte njohur sulmuesin, por më pas ndryshoi deklaratën e tij nën presionin e policisë dhe inkriminoi Zuncheddu.

Ai tani është kthyer në versionin e tij origjinal.

Shfajësimi u prit me duartrokitje në sallën e gjyqit nga familjarët dhe miqtë e bariut.

Por, kishte edhe lotë.

Zuncheddu kreu gjithsej më shumë se 32 vjet burg për shkak të dënimit të gabuar.

Tani ai do të marrë dëmshpërblimin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like