SOFT NEWS – Kopshti zoologjik i Berlinit në ”zi” për Ingon, flamingon 75-vjeçar!

by admin
Spread the love

BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Ingo, flamingoja që besohet të jetë ”banori” më i moshuar  i zooparkut të Berlinit, ka ngordhur, njoftoi institucioni.

”Flamingoja Ingo ngordhi në moshën 75-vjeçare. Flamingoja rozë kishte jetuar në Berlin që nga viti 1955 dhe është me të vërtetë një legjendë!”, njoftoi kopshti zoologjik.

Shumë njerëz u pikëlluan nga lajmi në Instagram dhe postuan buzëqeshje dhe mesazhe ngushëllimi nën postimin e kopshtit zoologjik.

Një mbishkrim në një unazë rreth këmbës së Ingos, i zbuluar disa vite më parë, tregon se zogu kishte lindur në Kajro më 23 qershor 1948.

Kjo do ta bënte Ingon më të vjetër se një gorilla në kopshtin zoologjik, Fatou, i cili lindi në vitin 1957.

Flamingot jetojnë mesatarisht rreth 30 vjeç në natyrë.

Sipas kopshtit zoologjik, ai ishte i pari në Gjermani që rriti flamingot kilian dhe rozë nga fillimi i viteve 1960.

”Ingo ndoshta ka pasur edhe pasardhës”, tha kopshti zoologjik, por nuk u mbajtën të dhëna për ta konfirmuar këtë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like