SOFT NEWS – Kapet luani që shëtiste i lirë në rrugët pranë Romës

by admin
Spread the love

LADISPOLI, 12 nëntor /ATSH-AFP/ –  Një luan që u arratis nga një cirk lokal pranë Romës u kap pas disa orësh duke bredhur rrugëve të qytetit të Ladispolit.

Kryetari i bashkisë i këtij qyteti prej 40 000 banorësh, Alessandro Grando, u kishte bërë thirrje qytetarëve të qëndronin në shtëpi për sa kohë që policia dhe stafi i cirkut po përpiqeshin ta kapnin.

Videot e publikuara nga media italiane tregojnë një luan të rritur duke ecur nëpër rrugë të shkreta në mes të natës.

Në orën 22:30 (21:30 GMT), më shumë se pesë orë pas mesazhit të tij të parë që bënte thirrje për kujdes, Grando siguroi në faqen e tij në Facebook se luani ishte kapur.

”Tani për të do të kujdeset stafi i cirkut”, shtoi ai duke falënderuar shërbimet e urgjencës dhe vullnetarët që ndihmuan gjatë orëve të një shqetësimi të madh.

”Shpresoj që ky episod mund të rrisë ndërgjegjësimin dhe se më në fund do t’i japim fund shfrytëzimit të kafshëve në cirk”, shkroi ai.

Duke parashikuar ankesat e mundshme, Grando sqaroi se nuk kishte autorizuar praninë e një cirku me luanë në qytet, por se nuk kishte fuqi ligjore për ta parandaluar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like