SOFT NEWS – Çokollata parandalon Alzheimerin dhe ndihmon në humbjen e peshës

by admin
Spread the love

TIRANË, 8 prill /ATSH/- Çokollata mund të jetë një aleate e vlefshme jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer, por edhe për luftën kundër humbjes së peshës, sipas “Il Messaggero”.

Merita? Sipas artikullit të fundit të “Journal of Functional Foods” merita i atribuohet  teobrominës, një alkaloid natyral i pranishëm në kokrrat e kakaos.

Studimi u krye nga një grup ekspertësh në Universitetin Zhengzhou, në provincën kineze të Henan.

Autorët e hulumtimit thanë se teobromina ka demonstruar veti neuroprotektive dhe aftësi për të parandaluar dëmtimin neuronal dhe për të përmirësuar kujtesën motorike dhe funksionet rregullatore njohëse.

Si rezultat, substanca dhe derivatet e saj janë përshkruar si agjentë efektivë për parandalimin e çrregullimeve të trurit, duke paraqitur perspektiva të rëndësishme në fushën mjekësore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like