Sociedad mposht Mallorcan – kjo është nota e Muriqit për 90 minuta

by admin
Spread the love

Mallorca ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga nga Real Sociedadi.

Mallorca u mposht 0:2 para tifozëve të saj nga skuadra baske.

Silva (35’) dhe Merino (62’) ishin dy autorët e golave të fitores për Real Sociedadin.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u paraqit për Mallorcën nga minuta e parë.

Muriqi luajti tërë ndeshjen, por pa arritur të lë “gjurmë” në këtë përballje.

Sipas “Sofascore”, për këtë ndeshje sulmuesi nga Prizreni është vlerësuar me notën 6.9.

Mallorca me këtë humbje ka 26 pikë në vendin e 16-të, kurse Real Sociedadi shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e 6-të.

You may also like