Snopçe: Maqedonia nuk do të merr datë për fillim të negociatave

by admin
Spread the love

Republika e Maqedonisë së Veriut sërish nuk do të merr datë për fillim të negociatave por një sërë vërejtjesh sa i përket moszbatimit të reformave, kështu deklaroi deputeti i ASH-së Halil Snopçe.

Sipas tij Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka dhënë mbështetje parlamentare sa u përket çështjeve që ndërlidhen me integrimin evropian, kjo për faktin se qytetarët e meritojnë një gjë të tillë.

ASH-ja çdo herë ka dhënë përkrahjen parlamentare për çështjet evropiane sepse besojmë se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për sjelljen e politikanëve të papërgjegjshëm. As këshilli i BE-së i mbajtur dje më 14 dhjetor nuk dha datë për fillim të negociatave, por theksojnë nevojën për reforma në gjyqësor, probleme të theksuara në luftën kundër korrupsionit, politizimi i administratës publike, mungesën e mbikëqyrjes parlamentare ndaj shërbimeve të inteligjencës dhe liria e mediave. Kërkohet zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me bulgarinë. Është e qartë se pushteti do të akuzoj Bullgarinë, or qytetarët e dinë më se ky pushtet po punën kundër integrimit evropian”, tha Snopçe.

You may also like