Snopçe: Demaskuam gënjeshtrën e Ahmetit për Vetingun dhe hetimin ndërkombëtar për proceset e montuara

by admin
Spread the love

Deputeti nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët duke komentuar në emisionin Argument në TVM2 rastet e montuara politike të cilat ende zvariten dhe janë ende pa epilog.

Snopçe tha se kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti premtimet e dhënë në fushatat parazgjedhore për rastet e montuara politike kinse kanë parashtuar kërkesë deri tek ekspertët evropjan për të shqyrtuar këto raste si dhe dhe për vetingun kanë qenë të rrejshme, nuk janë të vërteta.

Premtimet e dhëna para zgjedhjeve me të cilat kanë marrë votat, ju kujtoj dh opinionit për dy raste: z. Ali Ahmeti, lideri I Bashkimit Demokratik për Integrim në një rast ka thënë në një paraqitje publike që kanë kërkuar prej ekspertëve ndërkombëtar evropjan që të shqyrtojnë rastet e montuara politike në shtetin tone. Ne kishim pyetje parlamentare drejtuar ministrit për drejtësi z. Tupançevski se Ministria e Drejtësisë a ka shtuar kërkesë ekspertëve evropjan për të shqyrtuar rastet e montuara politike?

Z. Tupançevski e mohoi tha se kërkesë të tillë nuk kemi parashtuar. Pra doli se nuk është e vërtetë. Leje me vetingun, unë personalisht kam pasur pyetje me shkrim z. Tupançevski deri ku ka arritë procesi I vetingut në Republikën e Maqedonisë së Veriut që ka qenë premtim parazgjedhor dhe z. Tupançevski tha se procesi i vetingut nuk shqyrtohet aspak nga ana e qeverisë sepse Qeveria do të shftytëzoj mekanizma tjera për kontroll pra procesi I vetingut nuk është në rend dite të kemi përgjigje nga z. Tupançevski që i bie që premtimet e BDI-së për veting kanë qenë të rrejshme, nuk janë të vërteta”, përfundoi deputeti Snopçe.

You may also like