Snajperët mbrojnë palombarët nga aligatorët (VIFEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një grup palombarësh, të cilët u zhytën në një liqen të vogël në Florida për të rikuperuar trupat e dy personave, duhet të mbroheshin me snajper nga aligatorët.

Skuadra e shpëtimit u thërrit në një zonë periferike të Majamit, pasi kishte raportime se një makinë me dy persona kishte rënë në liqen. Palombarët u futën menjëherë në ujë, por pasi kuptuan që vendi i ishte i tëri i mbushur me aligatorë, thërritën përforcime.

Më parë në ujë ishin futur edhe civilë të shumtë, por pasi kishin kuptuar se rrezikoheshin seriozisht nga aligatorët, kishin dalë sërish në tokë.

Snajperët u vendosën në fushë duke ruajtur nga distanca kolegët e tyre, të cilët arritën të nxirrnin dy trupat nga makina. Fatkeqësisht një prej tyre, një grua 80-vjeçare, kishte ndërruar jetë, ndërsa djali i saj, i identifikuar si Mario Laza, 56-vjeç, u nxor i gjallë dhe po kurohet në spital.

You may also like